Rritja e çmimit të naftës ‘godet’ transportin – Operatorët: Po falimentojmë. Memaj: Sektori punëson 14 mijë vetë, duhet ndërhyrje e qeverisë

Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar negativisht në situatëne konomike të operatorëve të transporti interurban, të cilët thonë se po shkojnë drejt falimentimit. Ky sector punëson në total 14 mijë vetë, ndërkohë që shoqata kërkon ndërhyrjen e qeverisë.
Këto shqetësime konfirmohen edhe nga kreu i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban Veri , Dashnor Memaj, i cili thotë për TV SCAN se operatorët janë në kufijtë e mbijetesës.
Memaj thotë se në këto kushte duhet ndërhyrja e qeverisë, duke hequr taksën e qarkullimit, uljen e TVSH-së, si dhe dhënien e subvencioneve.
Aktualisht, në këtë sektor janë të punësuar 14 mijë vetë. Ndërkohë që, pasojat nga rritja e çmimit të naftës, vijnë pas goditjes që i dha pandemia, çka bëri që 20% e operatorëve në treg të mos riaplikojnë për t’u licencuar në ofrin e këtij shërbimi.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.