Rritja e konkurrencës së lirë në prokurimet publike – APP-AK nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit
Agjencia e Prokurimit Publik dhe Autoriteti i Konkurrencës kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi ndërmjet tyre.
Fokusi i këtij të fundit është pikërisht edhe bashkëpunimi ndërmjet palëve në funksion të rritjes së konkurrencës së lirë në prokurimet publike si dhe ndërgjegjësimin e operatorëve ekonomikë në procesin e prokurimit për paraqitjen e ofertave në mënyrë të pavarur.
Një tjetër pikë kyçe e memorandumit përfshin edhe angazhimin e palëve për shkëmbimin e informacioneve për çështje të veçanta, për të cilat institucionet përkatëse kanë interes të përbashkët në respektimin e ligjeve të posaçme.
Këto të fundit përfshijnë ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, për Prokurimin Publik, për koncesionet dhe partneritetin publik privat, për ankandin publik si dhe akte të tjera ligjore e nënligjore në fuqi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.