Rritja e pagës minimale – Ahmetaj: Qeveria miraton këtë javë vendimin
Rritja e pagës minimale ka një ndikim të madh në zbutjen e pabarazisë dhe përmirësimin social të jetesës së shtresave në nevojë.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj bëri të ditur në një prononcim për mediat se rritja e pagës minimale është një indikator i studiuar, i konsultuar me grupet e interesit dhe që vendimi do të miratohet brenda kësaj jave nga qeveria.
Aktualisht, paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore është 22 mijë lekë në muaj dhe prej vitesh qëndron e pandryshuar. Ndërkohë niveli i pagës minimale që pritet të miratohet është 24.000 lekë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.