Rritja e pagës minimale, Malaj: Qeveria ta “amortizojë” në kostot e biznesit

Rritja e pagës minimale ka një ndikim të madh në zbutjen e pabarazisë dhe përmirësimin social të jetesës së shtresave në nevojë.
Eksperti i Ekonomisë, Arben Malaj, u shpreh për TV SCAN, se rritja e pagës minimale është një indikator i studiuar në shumë vende, që ka dhënë impakte në forma të ndryshme.
Aktualisht, paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore është 22 mijë lekë në muaj dhe prej vitesh qëndron e pandryshuar. Ndërkohë niveli i pagës minimale pritet të arrijë në 23.000-24.000 lekë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.