Rritja e rasteve me COVID shton inspektimet e AKU – Mbi 600 kontrolle dhe monitorime në të gjithë vendin
Trupat inspektuese të AKU-së me fokus të pandërprerë sigurinë ushqimore kanë kryer 626 inspektime në kuadër të Planit Vjetor dhe si pjesë e Taks-Forcës anti-Covid, gjatë 25 orëve të fundit.
Sipas njoftimit AKU është duke këshilluar bizneset ushqimore për rëndësinë e madhe që ka në këto momente respektimi me rigorozitet i protokollit të sigurisë ushqimore, kushtet higjieno- sanitare, mbajtja e distancës fizike dhe përdorimi i maskave kundër përhapjes së Covid-19.
AKU bën me dije se në kuadër të Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 42 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.