Rritja ekonomike e Eurozonës ngadalësohet ndjeshëm në T1 – Norma e inflacionit mbetet në nivel rekord në prill!

Rritja ekonomike e eurozonës u ngadalësua në 0.2% në tremujorin e parë nga tremujori i mëparshëm, ndërsa inflacioni mbeti në një nivel rekord të lartë në prill, tha Eurostat të premten, në sfondin e pandemisë dhe luftës në Ukrainë.
Nga tetori në dhjetor, rritja e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) kishte arritur në 0.3% për 19 vendet që ndajnë monedhën e përbashkët.
Për Bashkimin Europian në tërësi, PBB-ja u rrit me 0.4% në tremujorin e parë, pas 0.5% në tre muajt e fundit të 2021, sipas vlerësimeve paraprake nga zyra e statistikave evropiane.
Pas tre tremujorësh në territor pozitiv, norma e rritjes ka mbetur megjithatë në një prirje të fortë rritëse gjatë vitit: +5% për eurozonën, +5.2% për BE-në, krahasuar me tremujorin e parë të 2021.
Ndër vendet e mëdha, Spanja dhe Gjermania panë rritje të ekonomive të tyre përkatësisht me 0.3% dhe 0.2% në tre muajt e parë të vitit, tremujor në tremujor. Franca ngeci (0%) dhe Italia ra (-0.2%).
Ekonomia është veçanërisht e dëmtuar nga rritja e çmimeve të konsumit, veçanërisht në sektorin e energjisë, në linjë me luftën në Ukrainë.
Norma e inflacionit në eurozonë mbeti në një nivel rekord në prill, në 7.5% gjatë një viti, sipas Eurostat. AFP
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.