Rritja ekonomike në mirëqenie – Ekspertët: Qeveria duhet të marrë masa. Ku duhet të ndërhyjë
Qeveria duhet të ndërhyjë dhe të marrë masa që ta përkthejë rritjen ekonomike në mirëqenie dhe të parandalojë një krizë të mundshme që pritet të prekë vendin vitin e ardhshëm.
Ekspertët më të mirë të ekonomisë në vend kanë dhënë disa orientime kundrejt institucioneve qeverisëse përmes publikimit “Përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie” dhe me zë, duke evidentuar “pikat e dobëta” të ekonomisë dhe se si mund të riparohen.
Sipas akademikut Kosta Barjaba, nevojitet një kuadër ligjor me efecient për të luftuar infomalitetin si dhe duhet të rishikohet masa e ndihmës ekonomike dhe e pensioneve.
Ndërsa për ekspertët e ekonomisë, rritja ekonomike duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe cilësore dhe për këtë duhet një orientim më të mirë të thelluar shtetërore.
Botimi “Përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie” është një analizë e thelluar e zhvillimeve ekonomike në vend ndër vite dhe një guidë e saktë për qeverisjen dhe rrugën që duhet të ndjekë për të ofruar më shumë për qytetarët.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.