“Rritja ekonomike për Shqipërinë?!”, Petrit Vasili: Kërkohet Pakt Kombëtar për Ekonominë

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” për çështjet e ekonomisë, duke kërkuar një pakt kombëtar.
Sipas tij kjo ecje e çoroditur, pa prioritete, është thjesht dhe vetëm agoni për ekonominë e vendit dhe ekonominë familjare të çdo shqiptari.
“INSTAT tregon se pagat janë ulur me 2.1% dhe çmimet e mallrave të konsumit me 1.3%. Këto janë shifra që tregojnë qartë një ekonomi në krizë, pa prioritete, që ecën përpara me ç’të bjerë dita dhe pa asnjë strategji zhvillimi afatgjatë, pra pa asnjë vizion. Duhet Pakt Kombëtar për Ekonominë. Kjo ecje e çoroditur, pa prioritete, është thjesht dhe vetëm agoni për ekonominë e vendit dhe ekonominë familjare të çdo shqiptari. Ekonomia e Shqipërisë dhe zhvillimi i saj shumëvjeçar nuk mund të jenë pronë e një maxhorance. Boll u tallët me ekonominë dhe me qytetarët”, shkruan në këtë postim Vasili.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.