Rritje 5% gjatë javës – Trajektorja e naftës nuk ndalet, por tregu ende i dobët
Çmimet e naftës i janë drejtuar javës më të suksesshme që prej mesit të muajit maj, duke i dhënë kështu fund pesë javëve me radhë në humbje. Edhe gjatë sesionit të fundit të javës, të dy benchmarkët kryesorë janë regjistruar në rritje.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 47.72 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 45.20 dollarëve për fuçi. Të dy benchamarkët kanë fituar rreth 5% gjatë kësaj jave, ose rreth 3 dollarë për fuçi.
Çmimet morën shtysë nga të dhënat e publikuara të mërkurën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithsesi, pavarësisht ecurisë së çmimeve gjatë kësaj jave, tregu vijon të mbetet i dobët dhe me mbingarkesa e theksuar. Në Libi, prodhimi i naftës ka prekur nivelin më të lartë në 4 vite.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.