Rritje ‘çuditërisht’ e lartë eksportit të mallrave gjermane!
Eksportet gjermane u rritën përsëri në tetor pas rënies së mëparshme. Kjo shihet edhe nga raporti vjetor ku thuhet se me gjithë pandeminë eksporti është rritur me më shumë se shtatë %.
Pavarësisht pandemisë dhe pengesave në zinxhirët e furnizimit me lëndë të parë, eksportet gjermane çuditërisht u rritën më fuqishëm në tetor. Eksporti është rritur me 4,1 % krahasuar me muajin e kaluar, njoftoi të enjten Enti Federal i Statistikave. Kjo është rritja më e madhe që nga korriku 2020. Ekonomistët kishin pritur rritje prej vetëm 0,9 %. Para kësaj, eksportet ishin tkurrur me gati 1% për dy muaj rresht. Edhe importet u rritën në tetor për të tretin muaj me radhë, me një rritje të lartë prej 5,0 %.
Efektet e rritjes në sektorin e automjeteve ka të ngjarë të kenë kontribuar ndjeshëm edhe në rritjen e eksporteve”. Por problemet në logjistikë dhe pandemia mund të pengojnë sektorin e eksportit në çdo kohë. Ndaj për momentin nuk priten rritje tepër të mëdha. Lajmi vërtet i mirë është se në Gjermani po mbërrijnë sërish shumë mallra të kërkuara prandaj industria gjermane mund të presë jo vetëm eksporte të mira, por edhe një fluks të lartë materiali nga jashtë. Kjo sinjalizon një relaksim të caktuar në furnizimin me materiale.
Në total, kompanitë gjermane kanë shitur mallra me vlerë prej 121,3 miliardë euro jashtë vendit. Krahasuar me tetorin e vitit 2020, kjo është një rritje prej 8,1 për qind. Eksportet drejt klientit më të rëndësishëm, SHBA-së, janë rritur me 11,4 % – me një total prej rreth 11 miliardë euro, ndërsa ato drejt Kinës u rritën me 8.5 % – në 9.4 miliardë euro. Shitjet në vendet e BE-së janë rritur me 11,6 %, në një vlerë prej 66,7 miliardë euro.
Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë pret që eksportet gjermane të rriten me rreth 7,5 % këtë vit. Në vitin 2022 duhet të ketë një plus të ngjashëm prej rreth 7,0 %. Ndërsa me 2020ka pasur një rënie të ndjeshme për shkak të pandemisë. DW
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.