Rritje fondesh për energjinë – Planet afatmesme të qeverisë/ Prioritet eficenca dhe diversifikimi i furnizimit me energji
Rritja e eficencës së energjisë, kundrejt konsumit të përgjithshëm final do të jetë një nga priortitetet kryesore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përgjatë 3 viteteve të ardhshëm. Ndërkohë që, shpenzimet për programin e energjisë nga buxheti i shtetet, deri në 2024-ën do të pësojnë rritje, në raport me mbështetjen buxhetore të këtij viti. Sipas programit buxhetor afatmesëm, për vitin 2021, buxheti i akroduar për enrgjinë është 3.24 mld lekë, ndërkohë që për vitin që vjen parashikohet një rënie e këtyre shpenzimeve në 3 mld lekë, duke u rritur për 2023-in dhe 2024-ën në 3.61 dhe 3.76 mld lekë.
Sa i takon treguesve kyç të performancës, për këtë program parashikohet një zhvillim i qëndrueshëm i ekonomisë nëpërmjet garantimit dhe furnizimit me burime të sigurta energjetike me kosto minimale, diversifikimi i furnizimit me burime energjetike dhe integrimi në rrjetet energjetike rajonale dhe europiane, duke nxitur investimet dhe përmirësuar arkëtimet dhe likuiditetiet. Në drejtim të dieversifikimit, mund të përmenden ndërtimi i 2 parqeve fotovoltaike në Karavasta dhe Spitallë, për të cilët është finalizuar ankandi, teksa Karavastaja po shkon drejt nisjes së punimeve. Gjithashtu, për diversifikimin e furnizimit me energji, po planifikohet edhe futja e gazit të lëngshëm natyror, përmes marrëveshjes së nënshkruar me kompanitë amerikane Exxon Mobile dhe Axcelerate Energy.
Kjo marrëveshje përfshin zinxhirin e plotë, duke nisur nga konvertimi i TEC Vlorë me LNG, tek ndërtimi i një terminali të ri gazifikimi, dhe deri tek shpërndarja në shkallë të vogël e LNG, duke shndërruar Vlorën në pikë rajonale shpërndarëse. Gjithsesi, referuar programit buxhetor afatmesëm, , në vitin 2022 parashikohet të rritet përdorimi i energjisë së rinovueshme me 38%, kundrejt vitit 2020 si dhe të rritja e eficencës së energjisë me 6.5% referuar vitit 2020.
GRAFIK
SHPENZIMET BUXHETORE PËR ENERGJINË
2021 3.24 MLD LEKË
2022 3 MLD LEKË
2023 3.61 MLD LEKË
2024 3.76 MLD LEKË
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.