Rritje page? – Metodat e të kërkuarit me “hijeshi”

Frika se duke kërkuar atë që dëshironi mund të penalizoheni, është diçka që ndodh rëndom kur bëhet fjala për një punë të re. Ekonomistët dhe psikologët kanë kryer studime të shumta mbi taktikat e negocimit të pagave dhe sjelljen njerëzore.
Sipas një studimi të Universitetit të Kolumbia-s, emërtimi i një rangu me një “kat” të lartë çon në oferta më të mira. Në rast se gjatë një bashkëbisedimi bëni një shaka në lidhje me sasinë e parave që do të dëshironit të fitonit, nuk rrezikoni të tingëlloni të pasjellshëm. Njëkohësisht, jeni duke vendosur në dijeni punëmarrësit tuaj për “çmimin” që mendoni se meritoni.
Për të shmangur frikën e përbashkët të imazhit si lakmitar ose si të padurueshëm, mos kërkoni thjesht më shumë para. Në vend të kësaj përdorni: “Do të doja të bëja “X” të ardhura mujore! Çfarë do të më nevojitej për të arritur atje? ”
Shpesh, formulimi i kërkesës për “më shumë” shfaq vetëm njërën anë të medaljes, atë të rritjes së mirëqenies, por jo të performancës. “Vetëofrimi” për të marrë më shumë “detyra”, i rikujton punëdhënësit tuaj dedikimin kundrejt asaj që bëni. Sipas studimit, këto teknika nuk të lënë asnjëherë në baltë!
Burimi: Quartz
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.