Rrjeti më i madh i dyqaneve Nordstrom për gratë do të hapet këtë tetor në Nju Jork
Rrjeti i dyqaneve Nordstrom për gratë do të hapë dyqanin e saj të parë në Nju Jork këtë vjeshtë. Dhe do të jetë dyqani më i madh. Hapja e madhe do të jetë më 24 tetor dhe do të ketë një hapësirë prej 300.000 metra katrorë, tha një zëdhënëse për CNBC.
Në Prill 2018, Nordstrom hapi dyqanin e parë për meshkuj në Manhatan, në Rrugën Perëndimore 57. Tashmë, dyqani i grave është në ndërtim e sipër. Deri në prillin e kaluar, Nordstrom kishte bërë vetëm një emër për veten në Nju Jork me një pjesë të vogël të dyqaneve të saj me çmim të ulët, të quajtur Nordstrom Rack.
Por rrjeti i dyqaneve në Seattle ka planifikuar të investojë dhe të ketë një rritje të madhe në qytet për vite me radhë. Dyqani i ri i grave të Nordstrom do të jetë investimi më i madh në historinë e kompanisë.
Përveç shitjes së veshjeve dhe këpucëve të lartë, pritet të jetë një destinacion i kërkuar për ngrënie, me një numër të madh të lokaleve dhe restoranteve. Rrjeti i dyqaneve me qendër në Dallas, Neiman Marcus, kohët e fundit hapi dyqanin e tij të parë në Manhattan në Hudson Yards, përpara hapjes së parashikuar të Nordstrom.
Nordstrom shpreson se ka ende hapësirë ne qytet për një dyqan shitjesh për markat Guci, Prada dhe Louis Vuitton.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.