Rruga dytësore Tiranë-Durrës, në “harresë” – VËZHGIMI/ Shoferët ankohen për trafikun dhe kostot e shtuara, probleme edhe për bizneset
Drejtuesit e automjeteve, që më së shumti janë punonjës të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin përgjatë këtij segmenti rrugor, thonë se qëndrojnë me orë të tëra në trafik, duke rritur shpenzimet, jo vetëm për blerjen e karburantit, por edhe për shkak të problemeve teknike që iu krijohen automjeteve të tyre.
Përgjatë këtij aksi rrugor është përqendruar zona industriale e Tiranës, por amortizimi i rrugës dhe trafiku që krijohet janë kthyer në shqetësim edhe për bizneset që operojnë.
Po ashtu, sipas tyre kjo ka rritur edhe kostot, çka ndikon drejtpërdrejt te çmimi i produkteve.
Trafiku i rënduar krijon edhe vonesa për të mbërritur në punë, për qindra punonjës të këtyre bizneseve.
Në këto kushte, qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve që operojnë në këtë zonë kërkojnë zgjidhje nga autoritetet.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.