Rruga e Kombit – Vendeka pezullon aktivitetin pas vendimit kundër

Rruga e Kombit pritet që shumë shpejt të fillojë të funksionojë sipas kontratës koncesionare të nënshkruar me Catalyst për mirëmbajtjen e saj.
Ky koncension është ndoshta një nga më të vështirët që është dhënë nga qeveritë shqiptare pasi gjatë dy mandateve u tentua disa herë të kalohej tek privati por që në fund vetëm në vitin 2016 u arrit në finalizimin e një gare normale dhe shpalljen e një fituesi.
Në atë kohë fituese nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave fituese do të shpallej kompania Vendeka, por që nga ky moment do të niste një luftë me konkurrentin Catalyst i cili ankimoi vendimin në KPP.
Pas pezullimit të koncensionit dhe vendimit të dhënë në shtator fituese do të shpallej Catalyst duke i hequr të drejtën kompanisë Vendeka.
Kjo e fundit duket se është dorëzuar para vendimit duke hequr dorë nga koncensioni dhe duke pezulluar aktivitetin. Kjo shihet qartë në ekstraktin e Qendrës Kombëtare të Biznesit ku të datë 13 tetor është bërë kërkesë për pezullimin pa afat të aktivitetit të kompanisë.
Kjo i jep mundësi kompanisë që të riaktivizohet sërish në çdo moment por i shmang burokracitë administrative.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.