Rruga e Lumit të Vlorës, Rama: Nxit zhvillimin turistik dhe atë rural
Kryeministri Rama inspektoi sot punimet për rrugën e re të Lumit të Vlorës. Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij e ka cilësuar këtë aks rrugor si një mundësi për zhvillimin turistik dhe atë rural.
Më tej, në fjalën e tij Rama pohoi: “Është finalizuar një proces i vështirë, pasi na është dashur që në krye të herës të siguronin financimin për afro 100 km rrugë që do të sjellë transformim të madh për të gjithë zonën. Është një rrugë që do i japë shtysë zhvillimit të turizmit dhe zhvillimit rural”, tha Rama.
Më tej ai u shpreh se “Rruga e Lumit të Vlorës është një aks i ri i zhvillimit ekonomike e social, prandaj ishte e rëndësishme që ne të bënin çmos të siguronim financimin. Ne e nisëm punën me rrugë të lëna rrugëve dhe me një mal me borxhe. Na u desh të lanim borxhet dhe të siguronin këtë financim që të bëhej një projekt serioz.”
Rama u ndal gjithashtu edhe te investimet e kryera në Vlorë: “Vlora është një nga zonat ku po bëhen investime që nuk janë bërë në 25 vite. Sigurisht ka ende shumë nevojë dhe shumë punë për t’u bërë. Transformimin që po e bëjmë të mundur përmes këtyre projekteve do të jetë i prekshëm dhe do të sjellë një ndryshim ekonomik dhe social. Do t’i japë shtysë ekonomisë sonë kombëtare, pasi ajo është e lidhur me turizmin dhe zhvillimin e vendit tonë.”, përfundoi Rama
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.