Rruga mbikalimi i TEG dhe rrugët lidhëse – ARRSH: Do të punohet vetëm në pjesën Veriore. Detajet
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se është vënë në zbatim Plani i Menaxhimit të Trafikut për Projektin “Ndërtim Rruga mbikalimi TEG dhe rrugët lidhëse të tij” si dhe është bërë vendosja e sinjalistikës së nevojshme të përkohshme për të orientuar përdoruesit e rrugës në përdorimin e dy korsive.
ARRSH bën me dije se do të punohet vetëm në pjesën Veriore Tiranë – Rreth rrotullimi TEG, gjatë 24 orëve çdo ditë të javës.
Sipas njoftimit faza e parë e menaxhimit të trafikut parashikon reduktim të korsive ekzistuese nga 3 në 2, në një gjatësi prej 150 m pa hyrë në rreth rrotullimin e TEG-ut.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.