Rruga OSBE – Bulevardi “Nënë Tereza”/ Kamza shpall tenderin me fond 75 milionë lekë
Bashkia Kamëz ka shpallur tenderin për ndërtimin e rrugës OSBE – Bulevardi “Nënë Tereza”. Fondi i vënë në dispozicion është 75.5 milionë lekë.
Projekti konsiston në rikonstruksionin e rrugës, përfshirë rrjetin e ujësjellësit, shtresat e trotuarit, rrjetin e ujësjellësit, bordurat, etj.
Punimet, sipas të dhënave të tenderit, do të ekzekutohen brenda një afati 4 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.