Rrugëtimi i kthyer në lojë – Refugjati nga Siria ndërtoi një videolojë mbi largimin e tij nga vendlindja

Abdullah Adnan Karam, në vitin 2014, atëherë 23 vjeçar, la shtëpinë e tij në qytetin Hama në Siri duke kaluar kufirin përmes Turqisë e pas shumë peripecish duke ardhur në Austri, ku jeton edhe sot. Rreth një vit pasi shkoi në Austri Karam ai u afrua me krijuesin e lojrave, Georg Hobmeier dhe të dy bashkë në Salzburg nismën të krijonin atë që më vonë do të bëhej loja e famshme për kompjutera “Path Out”.
Kjo lojë është historia e rrugëtimit nga vendlindja e tij drejt Austrisë, pra e bazuar në ngjarje të vertetë. Abdullah i`a serviri historinë e tij kompanisë së Hobmeier, Causa Creations, ndërkohë që për anën teknike të saj punuan edhe dy kompani të tjera. Lojtarët mund të zgjedhin rrugë të ndryshme për të pasur fate të ndryshme në lojë.
“Mbani mend djema, mos bëni që të vritem”-thotë Karam në një video promo të lojës së tij. Historia e lojës fillon që para luftës, duke lejuar lojtarët që të lëvizin Karam brenda shtëpisë së tij, takojë shokët dhe të afërmit përpara se skena të degjenerojë në një arenë lufte.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.