Ruajnë mimozën me turne po hajdutët e zhveshin! Aksion kundër tregtimit ilegal në rrugë

E kishin ruajtur me turne gjithë natën në mënyrë që të mos i këputeshin degët me lulet e verdha, me rastin e Ditës së Gruas. Por vullneti i mirë i një grupi qytetarësh nuk arriti të ndalonte vjedhjen. “ANSA” raporton se në mëngjes në orën 6, një pemë e tërë mimoze, e mbjellur vite më parë e për të cilën kujdesej e gjithë lagjia, në qendër të Mestres në Venecia, ishte e vetmja në gjithë rrugën dhe është zhveshur nga degët e saj të verdha duke shkaktuar irritim te banorët.
Lajmi i vjedhjes së degëve të saj, sigurisht për qëllime tregtimi, ka shkaktuar reagime edhe në rrjet ku është postuar nga ambientalisti historik i Venecias, Michele Boato. “Këtë mëngjes, një bandë ka shkatërruar pemën e mimozave të rrugës “Cappuccina” në Mestre. Duhet t’i ndalojmë këta të pafytyrë që t’i shesin në rrugë” shkruan ambientalisti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.