Ruanda dhe Amerika, zihen për rrobat e përdorura – Rritja e tarifave krijon tensione tregtare mes dy vendeve
Ruanda, me një ekonomi prej 10 miliardë dollarësh, ka arritur të ngacmojë Shtetet e Bashkuara, me një prodhimi ekonomik 2 mijë herë më të madh. Arsyeja pse mes dy shteteve pritet një luftë tarifash tregtare ka të bëjë me faktin se shteti afrikan refuzon të veshë rrobat e dorës së dytë që vijnë nga Amerika.
Në vitin 2016, Ruanda, së bashku me tre vende të tjera të Afrikës lindore: Kenia, Tanzania dhe Uganda, lajmëruan se kishin ndërmend të vendosnin tarifa shumë më të larta për importet e rrobave të dorës së dytë. Objektivi i tyre ishte ngritja e një industrie të brendshme veshjesh, në mënyrë që fabrikat të krijonin vende pune dhe qytetarët të vishnin rroba të reja të prodhuara në vend.
Ruanda e quajti këtë një vendimin që sillte dinjitet. Sipas presidentit të saj, Paul Kagame, fakti që banorët e Ruandës janë të varfër, nuk do të thotë se ata duhet të veshin se s’bën rroba të flakura tutje.
SHBA reagoi asaj kohe kundër vendimi të katër shteteve afrikane duke kërcënuar me pezullimin e aksesit të këtyre vendeve në marrëveshjen tregtare që SHBA kishte me Afrikën, pasi i shihte tarifat e propozuara si cënim i marrëveshjes.
Përballë këtij presioni, shtetet e tjera afrikane u tërhoqën, me përjashtim të Ruandës. Tashmë Uashingtoni ka nisur procesin e vendosjes së tarifave ndaj disa eksporteve të Ruandës.
Pas përgjigjes së amerikanëve, qëndron një grup lobues i quajtur “Shoqata e Materialeve dytësore dhe Tekstileve të Ricikluara”, që përfaqëson kompanitë që shesin rroba të përdorura. Sipas këtij grupi, tarifat e Ruandës do të dëmtojnë këtë industri amerikane, duke vënë mijëra vende pune në rrezik.
Kjo luftë tregtare ka nxitur kritika ndaj të dyja palëve. Disa ekspertë argumentojnë se SHBA duhet të lejojnë vende si Ruanda të provojnë të forcojnë ekonomitë e tyre dhe se është e drejta e tyre legjitime të mbështesin industrinë vendase. Nga ana tjetër, argumentet kundër veprimit të Ruandës argumentojnë se vendosja e tarifave ndaj rrobave të përdorura nga SHBA nuk do të sjellë rezultatet që qeveria afrikane pret. Nëse Ruanda nuk arrin të prodhojë rroba të lira mjaftueshëm, atëherë tregtarët do të drejtohet tek importet e veshjeve nga vende si Kina.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.