Rumunët ‘interes’ për Shqipërinë – Prezantohen me mundësitë e investimeve
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit dhe Investimit, AIDA njoftoi se në datat 15 – 16 Maj, një delegacion i përbërë nga biznesmenë rumunë vizituan Shqipërinë.
Biznesmenët rumunë, sipas njoftimit patën mundësinë të zhvillonin takime pune me përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe autoritete shtetërore, duke përfshirë Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
AIDA tha se në kuadër të kësaj vizite, delegacioni rumun zhvilloi një takim pranë zyrave të AIDA. Gjithashtu, një çështje që u diskutua në këtë takim ishte mbi panoramën e përgjithshme të investimeve në Shqipëri, ku u dhanë informacione mbi infrastrukturën e vendit, regjimin e taksave, kualifikimin e forcës punëtore dhe lehtësirat fiskale dhe ekonomike që parashikohen për investitorët e huaj.
AIDA tha se delegacionit iu prezantua edhe mundësitë konkrete të investimeve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke theksuar rolin e AIDAs, si institucion lehtësues dhe mbështetës në realizimin e këtyre investimeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.