Rusët i kanë paratë jashtë – Pasuria e oligarkëve përtej Rusisë, sa 75% e asaj brenda vendit

Pasuria jashtë vendit e oligarkëve rus është e barabartë me 75% të pasurisë kombëtare të vendit, thotë një studim i fundit.
Paratë e oligarkëve janë shpërndarë kryesisht në Britaninë e Madhe, Qipro dhe Zvicër dhe janë tre herë më të larta se rezervat neto të Rusisë në valutë të huaj.
Pasuria financiare e familjeve të pasura ruse jashtë vendit është e barabartë me atë të të gjithë popullsisë ruse, thotë raporti. Me 1% të popullsisë që ka 25% të pasurisë totale të vendit, Rusia është një prej vendeve me normën më të lartë të pabarazisë në botë. Kjo pabarazi është theksuar ndjeshëm pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Gjithsesi, ky studim ka marrë edhe kritika të shumta, pasi akuzohet se të dhënat nuk janë të besueshme.
Por, gjithsesi, vetë rusët e pohojnë diçka të tillë. Këshilltari ekonomik i presidentit Putin vlerësonte pak kohë më parë se, pasuria e rusëve jashtë vendit është e barabartë me 78% të pasurisë kombëtare, ose në rreth 1000 miliardë dollarë, pak a shumë aq sa vlerëson studimi në fjalë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.