Rusia fillon shitjet e ‘limuzinës së Putinit’
Rusia hapi një sallë ekspozite duke shitur limuzinën e saj të parë post-Sovjetike nën markën Aurus, një lloj makine të përdorur nga Presidenti Vladimir Putin në përurimin e saj vitin e kaluar.
Rusia është përpjekur të zvogëlojë varësinë e saj nga mallrat dhe teknologjia e importuar, një lëvizje pasi Moska u godit nga sanksionet perëndimore në 2014.
Limuzina e ndërtuar nga Rusia ka për qëllim të bëhet trashëgimia e automjeteve që transportuan për dekada udhëheqësit sovjetikë.
Me një vlerë prej 223.000 dollarë, Aurus, në konfigurimin e tij bazë, synon klientët në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, si dhe blerësit europianë dhe kinezë.
Shteti rus ka investuar mbi 12.4 miliardë dollarë në projektin e limuzinës Aurus që nga viti 2013.
Drejtori i Përgjithshëm i Aurus, Adil Shirinov tha se klientët e mundshëm nuk ishin vetëm zyrtarë qeveritarë, por edhe biznesmenë: “Ne besojmë se audienca do të jetë mjaft e gjerë.”
Aurus po merr porosi, por asnjë plan shitje me pakicë nuk planifikohet këtë vit, shtoi ai.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.