Rusia ‘kushte’ Ukrainës – E gatshme të transportojë gazin përmes saj

Kryeministri rus Dmitri Medvedev, tha se Moska është gati të mbajë transitin e gazit përmes Ukrainës pas vitit 2019.
Ai tha se vendi do të transportojë gaz përmes Ukrainës pavarësisht nga tubacioni Nord Stream 2, i cili do të ndërtohet në Detin Baltik. Medvedev, i cili është në një udhëtim në Europë, tha në një intervistë me gazetën Luxemburger Wort, se Rusia mund ta përdorë Ukrainën për transit të gazit në të ardhmen “nën kushte të caktuara”.
“Unë e theksoj në mënyrë të veçantë: ne nuk e hedhim poshtë transitin përmes tubacioneve ekzistuese. Ne jemi të gatshëm të mbajmë transitin e gazit përmes tubacioneve të Ukrainës pas 2019” –tha ai. “Natyrisht, sipas kushteve të caktuara. Ata janë një zgjidhje midis kompanive të interesuara, parametrave të favorshëm ekonomikë dhe komercialë të marrëveshjes si dhe situatave të qëndrueshme politike” -shtoi Medvedev.
Planifikimi i Rusisë për kapacitetin në tubacionin Nord Stream përgjatë Detit Baltik në Gjermani mund të ndihmojë Moskën të anashkalojë eksportet nëpërmjet Ukrainës. Kjo do të mohonte tarifat e transitit të Kievit. Rusia është e përfshirë në një konflikt me Kievin mbi aneksimin e Krimesë dhe rajoneve të shkëputura në lindjen e Ukrainës.
Burimi: Reuters
Përshtati në shqip: E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.