Rusia, ndërpret eksportin e farave të lulediellit – Rritja e kërkesës për vajin e lulediellit çon në vendosjen e një sasie të limituar eksporti

Rusia do të ndërpresë eksportet e farave të lulediellit nga dita e sotme deri në fund të Gushtit dhe do të vendosë një kuote eksporti mbi vajin e lulediellit për të shmangur mungesat dhe për të lehtësuar presionin mbi çmimet e brendshme, deklaron Kremlini zyrtar.
Qeveria ka miratuar ndalimin dhe kuotat midis masave të tjera që synojnë stabilizimin e çmimeve të brendshme për prodhimet bujqësore.
Ministri rus i agrokulturës në një deklaratë shprehet se, më rritjen e madhe të çmimeve globale për vajin e lulediellit dhe farat është rritur kërkesaa për produktet ruse.
Eksportet e farave të lulediellit do të ndalohen nga 1 Prilli deri më 31 Gusht dhe një sasi e limituar e eksportit prej 1.5 milion tonësh do të vendoset mbi vajin e lulediellit nga 15 prilli deri më 31 gusht, shton ministria në deklaratë.
Do të ketë një nivel të caktuar prej 700.000 tonësh për vajin e lulediellit. Ukraina dhe Rusia janë prodhuesit më të mëshenj të vajit të lulediellit në botë, më Indinë midis
Ministria Ruse e Bujqësisë ka deklaruar javën e kaluar se Moska duhet të vendosë nje nivel të caktuar të eksportit për vaj luledielli për të “mbajtur stabilitetin” e furnizimit vendas.
Rusia po ndërmerr hapa për të mbrojtur tregun e sektorit ushqimor, pas sanksioneve të perëndimnit pas pushtimit ne Ukrainë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.