‘Rusia ndryshon mendje me ndryshimet në kushtet e tregut’ – Banka Qendrore e vendit do të ndalojë blerjen e arit me një çmim fiks

Banka Qendrore e Rusisë tha se për shkak të një “ndryshimi të rëndësishëm në kushtet e tregut” do të blinte ar nga bankat tregtare me një çmim të negociuar nga 8 prilli.
Më 25 mars, banka kishte thënë se do të blinte arin me një çmim fiks prej 5,000 rubla për gram deri më 30 qershor.
Që nga ai njoftim, rubla është forcuar ndjeshëm kundrejt dollarit. Pesë mijë rubla vlenin rreth 52 dollarë më 25 mars dhe rreth 63 dollarë të enjten.
Çmimet e arit në tregun ndërkombëtar kanë mbetur të qëndrueshme në rreth 60 dollarë për gram ose 1900 dollarë për ons.
Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të arit në botë, por rafinerëve të vendit iu ndalua të shesin shufra në tregun e Londrës, më i madhi në botë, pasi Kremlini dërgoi trupa në Ukrainë në shkurt.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.