Rusia nënshkruan ligjin e ri për vendet ‘jo miqësorë’ – Vendimi përfshin kufizime të personelit të ambasadave dhe agjencive të vendeve

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj për të kufizuar numrin e stafit lokal që punon në misionet e huaja diplomatike dhe agjencitë e tjera dhe urdhëroi qeverinë të hartojë një listë të shteteve “jo miqësore” që do t’i nënshtrohen kufizimeve.
Ligji i ri, botuar në faqen e internetit të Kremlinit, autorizon qeverinë të kufizojë ose edhe të ndalojë kontratat e punës me “organet shtetërore dhe institucionet shtetërore të shteteve të huaja që kryejnë veprime jo miqësore kundër Federatës Ruse”. Kufizimet hyjnë në fuqi nga dita e botimit të dekretit.
Projekt-ligji vjen në mes të një mosmarrëveshje diplomatike të përshkallëzuar midis Rusisë dhe Republikës Çeke që çoi të dy palët të dëbojnë diplomatët, me disa vende të tjera europiane që ndjekin shembullin.
Çekia njoftoi dëbimin e 18 anëtarëve të stafit nga ambasada ruse në Pragë në 18 Prill. Një ditë më pas, Moska dëboi 20 diplomatë Çekë si hakmarrje.
Praga njoftoi të shkurtojë diplomatët nga Moska dhe Kremlini u përgjigj me veprime të ngjashme, duke kërkuar që ambasada Çeke në Moskë të ulte numrin e saj të punonjësve.
Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë. Çekët akuzuan Moskën javën e kaluar për një rol në shpërthimet në një depo armësh në 2014, gjë që Rusia e mohon.
Bashkimi Europian shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e tij të plotë me Republikën Çeke, tha Komisioni i BE.
“Bashkimi Europian është thellësisht i shqetësuar për përsëritjen e modelit negativ të sjelljes së rrezikshme malinje nga Rusia në Europë,” tha Komisioni në një deklaratë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.