Rusia përgatitet për “luftë ekonomike”, Medvedev: Nëse SHBA ndalon bankat ruse, do kundërpërgjigjemi
Rusia do t’i konsiderojë si një deklaratë për luftë ekonomike, lëvizjet e Shteteve të Bashkuara për të frenuar operacionet e bankave të Rusisë, sipas Kryeministrit, Dimitry Medvedev.
Shtetet e Bashkuara lajmëruan sanksione të reja këtë javë që shënjestrojnë Rusinë, gjë që soli rënien më të madhe në 2 vite të valutës së vendit dhe shitje nën panik të aksioneve.
Ligje të reja të prezantuara javën e kaluar nga senatorët republikanë dhe demokratë, propozonin frenimin e operacioneve të shumë bankave shtetërore ruse në SHBA si dhe kufizimin e tyre për të përdorur dollarin.
Medvedev tha se Moska do të ndërmarrë kundërpërgjigje politike dhe ekonomike kundër Shteteve të Bashkuara, nëse Washingtoni shënjestron bankat ruse.
“Nuk dua të komentoj për sanksionet e ardhshme, por mund të them se nëse ata ndalojnë operacionet bankare apo përdorimin e valutave, do ta quaj një deklaratë të luftës ekonomike”, tha kryeministri rus.
Kongresi i plotë në SHBA nuk do të rikthehet deri në Shtator, por edhe pas kësaj date, burimet thonë se kjo masë nuk pritet të kalojë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.