Rusia shtyn izolimin deri në 11 maj, Putin: “Nuk kemi arritur akoma pikun e koronavirusit”
Vladimir Putin ka zgjatur periudhën e izolimit në Rusi deri më 11 maj, pasi paralajmëroi që niveli i infeksionit në vend nuk kishte arritur akoma pikun, sipas Reuters.
Presidenti rus e bëri njoftimin gjatë një takimi televiziv me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe krerët rajonalë.
Kufizimet duhej të hiqeshin në fund të muajit prill, por Putini tha që piku i infeksioneve nga koronavirusi të Rusisë nuk ishte arritur akoma.
Ai urdhëroi qeverinë që të vinte masa të reja për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët, dhe të përgatiste rekomandime për lehtësimin gradual të kufizimeve të bllokimit të koronavirusit deri më 5 maj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.