Rusia trajton inflacionin ushqimor / Do vendosë taksa të eksporteve edhe për vajin e lulediellit
Ministria e ekonomisë në Rusi do të propozojë së shpejti një taksë kufizuese të eksportit të farave të lulediellit nga data 1 korrik dhe një taksë të bazuar në formulë tek eksportet e vajit të lulediellit nga 1 Shtatori. Rusia ka vendosur disa taksa për eksportet e grurit dhe masa të tjera nga muaji Dhjetor, në përpjekje për të zbutur inflacionin ushqimor në vend, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Detajet mbi përmasën e të dy taksave do të shpalosen në javën e ardhshme, sipas ministrit Maxim Reshetnikov. Taksa e eksportit për vajin do të bazohet në një formulë, të ngjashme me atë që qeveria ka vendosur për grurin nga data 2 Qershor. Formula do të caktohet në 70% të diferencës mes një çmimi bazë për ton dhe një vlere të pa publikuar ende. Në muajin Dhjetor, prodhuesit rus të vajit dhe sheqerit ranë dakord të reduktojnë çmimet për zinxhirin retail deri në fund të Marsit. Qeveria tha këtë Javë se do të zgjerojë këto marrëveshje për disa muaj.
Reshetnikov tha se nuk është planifikuar ndonjë marrëveshje e fiksimit të çmimeve për sektorë të tjerë ushqimorë, pavarësisht se qeveria po mbikëqyr disa produkte.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.