Ryanair, padi ndaj qeverisë britanike / Kërkon detaje për sistemin e ri të udhëtimeve ndërkombëtare

Ryanair dhe pronari i 3 aeroporteve të mëdhenj në Angli bënë të ditur se do padisin qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar mbi sistemin e “dritave të trafikut” që ka vendosur si masë të koronavirusit për udhëtimet ndërkombëtarE. Linja loW-cost dhe grupi i aeroporteve të Manchesterit (MAG), do të çojnë çështjen tek Gjykata e Lartë për të pasur qartësi mbi transparencën e sistemit. Në muajin Prill, qeveria britanike propozoi një sistem të trafiut ajror me drita, me vende që i përkasin dritave të kuqe, verdhë(qelibar) apo gjelbër, bazuar në shkallën e perceptuar të rrezikut të Covid-19. Britania hoqi Portugalinë nga lista e udhëtimit pa karantinë më herët gjatë Qershorit, duke lënë shumë pak vende në listën e “gjelbër” dhe sjellë kritika nga linja ajrore që ndodhen në krizë. Çështja e Ryainair do argumentojë se qeveria britanike duhet të qartësojë se si i merr vendimet për kategorizimin e vendevbe, duke marrë parasysh ndikimin “dramatik” tek industria e aviacionit. “Mënyra aktuale jo-transparente e marrjes së vendimeve po cenon besimin e konsumatorit për të prenotuar pushimet e Verës dhe e bën të pamundur për aeroportet dhe linjat ajrore të planifikojnë për rimëkëmbjen e udhëtimeve ajrore”- deklaruan kompanitë. Industria e aviacionit i mbante shpresat te britanikët që të ishin të parët në rinisjen e udhëtimit, pasi kanë pasur një nga fushatat më të shpejta të vaksinimit në botë. Britania do ofrojë një listë të destinacioneve, që nuk kërkojnë karantinë, më 24 Qershor.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.