Sa biznese të vogla deklaruan për herë të parë TVSH? Tatimet bëjnë publik bilancin
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se rreth 11,340 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë, dorëzuan, pranë Administratës Tatimore, deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Kjo shifër përbën rreth 97% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi, për tatimpaguesit e vegjël, të cilët mbartën detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në.
”Administrata Tatimore, nga data 1-16 korrik, ofroi për 900 subjekte të biznesit të vogël asistencën e nevojshme për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së” njoftojnë Tatimet.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton gjithashtu se do të vazhdojë të ofrojë për të gjithë biznesin, informacionin dhe asistencën e duhur për përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.