Sa do zgjasin masat ndaj Covid-19? – Ifo: Bizneset gjermane presin kufizime publike deri në Prill të vitit 2021
Bizneset gjermane presin që kufizimet e koronavirusit në jetën publike do të vazhdojnë mesatarisht për 8.5 muaj të tjerë, sipas institutit për hulumtime ekonomike Ifo, ndërkohë që rritja e numrit të infeksioneve po shton shqetësimet. Sondazhi i fundit i Ifo në Korrik, pyeti sektorë të ndryshëm se sa gjatë ata presin se do vazhdojnë kufizimet në jetën publike.
Ofruesit e shërbimeve presin të paktën 8.9 muaj, bizneset e orientuara tek tregtua presin 8.6 muaj, sektori i ndërtimit 8.2 muaj dhe manifaktura 7.8 muaj. “Kompanitë në sektorin e turizmit në veçanti, shqetësohen për një periudhë më të gjatë të masave, në 13 muaj”,- deklaroi instituti, duke shtuar se bizneset në aktivitetet e arteve dhe restorantet presin masa të paktën për 11 muaj. Sondazhi vjen ndërkohë që bizneset në Europë po përpiqen të rimëkëmben nga pandemia e koronavirusit, ndërkohë që po rriten të infektuarit në shumë vende, përfshirë Gjermaninë.
Norma e riprodhimit të virusit, që nënkupton sa të tjerë infekton mesatarisht një person me koronavirus, u rrit në 1.16 në fund të javës që kaloi në Gjermani, që është niveli më i lartë në 10 ditë. Gjermania e vlerëson këtë normë duke përdorur mesataren lëvizëse 4-ditore dhe bën të ditur se kjo vlerë reflekton situatën e infeksionit në 1- 2 javë më parë. Deri më tani, Gjermania ka regjistruar 217,288 të infektuar me koronavirus dhe 9,202 të vdekur, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, çka përbën një numër më të ulët të të vdekurve krahasuar me shumë vende europiane.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.