Sa gjatë do të vazhdojnë reshjet e shiut?! – SHMU informon mbi situatën në vazhdim të motit në të gjithë vendin
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se situata e paqëndrueshme që ka përfshirë vendin do të jetë e shkurtër dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes do të kufizohet veçanërisht në alpe në formën e shiut lokal.
Sipas informacionit të publikuar më tej moti parashikohet i kthjellët me zhvillim vranësirash kalimtare në orët e mesditës ndërsa era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e lehtë e përgjatë bregdetit e vrullshme.
SHMU bën me dije se valëzimi në dete i forcës 3 deri 4 ballë në brigjet e Jonit ndërsa temperaturat parashikohen në:
- zonat malore 7°C deri në 24°C
- zonat e ulëta 9°C deri në 27°C
- zonat bregdetare 10°C deri në 26°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.