Sa i shpejtë është OnePlus 5 krahasuar me iPhone 7 Plus dhe Samsung Galaxy S8?
Ne tashmë kemi parë krahasimin e OnePlus 5 me iPhone 7 Plus, si dhe Galaxy S8 të Samsung. Kur erdhi në shfaqje, OnePlus 5 u mund nga iPhone 7 Plus, por kjo ishte një garë e ngushtë në mes të tre pajisjeve premium.
Duke lënë mënjanë telefonat e tjerë, si e krahasohet OnePlus 5 me vetveten? Më konkretisht: sa ndikim ka 2GB RAM shtesë në performancën e këtyre dy niveleve?
Timmers EM1 në YouTube vuri përballë të dy nivelet e OnePlus 5 kokë më kokë në një test shpejtësie krah për krah, duke përdorur të njëjtën listë të njëpasnjëshme të aplikacioneve.
Telegrafi raporton se nuk kishte dallime të dukshme për sa i përket kohës së ngarkimit për hapjen e aplikacioneve më pak intensive, ndërkohë që një ose dy lojëra tregonin një ndryshim të papërfillshëm në kohën e ngarkimit.
Përndryshe, të dy telefonat me RAM të ndryshëm ishin në gjendje të mbanin një sasi të konsiderueshme aplikacionesh të ruajtura në RAM.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.