Sa janë rritur çmimet e shtëpive? – Kërkesë e lartë për ndërtimet e luksit 4500 euro/metri, objektet më të lira jo nën 550 Euro/metri

Ndërsa çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë shënuar një rritje mesatare prej 30%, ndihet një kërkesë e fortë për ndërtimet superluksoze të cilat arrijnë në çmime deri 4,500 euro për metër katror. Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Ilda Baraj thekson se bëhet fjalë për apartamente superluksoze, të cilat gëzojnë të gjitha facilitetet, por edhe sigurojnë administrim të standardeve shumë të larta, i cili zor se ofrohet në objektet e ndërtuara deri pak kohë më parë në Kryeqytet.
Baraj thotë se Tirana nuk ofron më çmime ekonomike të niveleve 350 euro katror të cilat haseshin dendur disa vite më parë. Ndërtimet më ekonomike, nuk zbresin më nën kuotën e 550 euro për metër katror.
Rritje më të fortë kanë shënuar çmimet e ndërtimeve në bregdet, ku në zona të caktuar kemi edhe dyfishim në raport me dy-tre vite më parë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.