Sa këmbehen sot valutat kryesore?! – Dobësohen Paundi dhe Euro ndërsa Dollari fiton pikë

Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë nga dita e martë ndërsa blihet këtë mëngjes me 122.4 lekë dhe shitet me 122.9 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka humbur pikë nga një ditë më parë teksa blihet këtë të mërkurë me 141.8 lekë dhe shitet me 142.7 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Dollari amerikan ka fituar pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 102.6 lekë dhe duke u shitur me 103.4 lekë.
Franga zvicerane shfaqet konstante mëngjesin e sotëm duke u blerë sërish sikurse dje me 111.2 lekë dhe duke u shitur me 112 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.