Sa këmbehen sot valutat kryesore përballë monedhës vendase?!

Monedha europiane blihet sot me 121.1 lekë dhe shitet me 121.6 lekë në raport me një ditë më parë duke mos regjistruar luhatje të vlerës këtë mëngjes.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik është blerë mëngjesin e sotëm me 143.9 lekë dhe është shitur me 145 lekë duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me dje.
Dollari amerikan ndërkaq ka pësuar një rënie të lehtë të kuotës këtë të enjte teksa blihet sot me 106.4 lekë dhe shitet me 107.2 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane në raport me ditën e djeshme ka pasur një rritje të ndjeshme të vlerës teksa është blerë sot me 115 lekë dhe është shitur me 115.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.