Sa këmbehen sot valutat kryesore përballë monedhës vendase?!

Paundi britanik ka pësuar një rënie të vlerës këtë të enjte duke u blerë sot me 141.9 lekë dhe duke u shitur me 142.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Dollari amerikan vijon edhe sot të ruaj të njëjtat vlera sikurse edhe një ditë më parë teksa blihet sot sërish me 103 lekë dhe shitet me 103.9 lekë.
Edhe monedha europiane nuk ka pësuar luhatje të vlerës këtë mëngjes në raport me dje duke vazhduar edhe sot të blihet me 122.1 lekë dhe të shitet me 122.7 lekë.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor është forcuar krahasuar me ditën e mërkurë duke u blerë sot me 111.3 lekë dhe duke u shitur me 112.1 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.