Sa lekë shkojnë për investime? – Buxheti për Tiranën/ 7 mld lekë për shpenzimet kapitale

Për vitin e ardhshëm Bashkia e Tiranës planifikon të shpenzojë 18.3 miliardë lekë, ku peshën më të madhe e zënë shpenzimet operative dhe ato te personelit me 62%.
Referuar projekt buxhetit 2019-2021 shpenzimet e përgjithshme të Bashkisë për periudhën 3 vjeçare, për të gjitha funksionet parashikohen respektivisht në masën 18,3 miliardë lekë, 17,2 miliardë lekë dhe 16,4 miliardë lekë, me rënie nga viti në vit. Në parashikimet e tre viteve buxhetore është përfshirë edhe fondi që planifikohet të mbartet nga vitet paraardhëse .
Konkretisht, sa i përket vitit 2019, shpenzimet kapitale apo ato që shkojnë për investime, zënë rreth 7 miliardë lekë. Ndërsa pjesa tjetër prej 11.3 miliardë lekësh do të shkojë për pagat e personelit dhe shpenzimet e tjera operative. Raporti mes shpenzimeve korente dhe atyre kapitale është respektivisht 62% me 38% për vitin e ardhshëm, ndërsa në periudhë afatmesme parashikohet një rritje e lehtë investimesh në vitin 2020 me 7.1 miliardë lekë dhe më pas rënie në vitin 2021, në 5.9 miliardë lekë.
Pjesa më e madhe e fondeve e merr menaxhimi i rrugëve dhe transporti rrugor.
Buxheti i Tiranës 2019-2021
Vitit 2019 18.3 miliardë lekë
Viti 2020 17,2 miliardë lekë
Viti 2021 16,4 miliardë lekë
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.