Sa para mori Disney nga ‘The Lion King’
Shtëpia e filmave e njohur për krijimin e ‘Miki Mouse’ ka katër filmat më të mëdhenj të vitit 2019, përfshirë “Avengers: Endgame”, “Captain Marvel”, “Aladdin” dhe “Toy Story 4.”
“Endgame” ishte sensacional për Disney, kur u shfaq për publikun në prill, duke bërë më shumë se 2.7 miliardë dollarë në nivel global.
Në SHBA, filmat e kompanisë kanë sjellë më shumë se 2.1 miliardë dollarë në 2019, që përbën 35% të tregut.
Dhe këtë fundjavë, riprodhimi i filmit klasik për fëmijë “The Lion King” do të ndihmojë Disney të sigurojë pozicionin e saj në krye të The Box Office.
Filmi, që është një riprodhim i filmit të animuar në 1994, bëri 78.5 milionë dollarë në ditën e tij të hapjes. Analistët presin që ‘The Lion King’ të bëjë 150 milionë dollarë, ose dhe më shumë në javët në vijim.
Burimi:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.