Sa shpenzojmë për 1 votues? Përllogaritjet- Sa kushton vota e një emigranti kundrejt asaj të një votuesi në Shqipëri

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka depozituar në Komisionin e Reformës Zgjedhore propozimet për votën e emigrantëve.
Krahas procedurave të regjistrimit, mënyrat e votimit që propozohen janë dy; votimi i drejtëpërdrejtë në qendrat e posaçme të ngritura jashtë vendit dhe votimi me postë. Në draftin e depozituar nga Majko, kostoja e votimit me postë vlerësohet më e ulët se sa e votimit të drejtpërdrejtë.
“Nga vlerësimi i përafërt e kostos së votimit jashtë vendit me postë rezulton se ky proces do të kushtonte midis 20 – 25 dollarë për çdo “votues të jashtëm”. Kostoja mund të ulet me rritjen e pjesëmarrjes së votuesve. Nëse kihet parasysh kontributi ekonomik që japin shtetasit jashtë vendit një kosto e tillë është e arsyeshme. Ajo bëhet e pranueshme nëse merret parasysh fakti se për zgjedhjet brenda territorit të Shqipërisë kostoja shkon rreth 22 dollarë për votues (vlerësim para vitit 2009)” shkruhet në draft.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.