Sa të lirë jemi? 26% e shqiptarëve nuk e përcaktojnë vetë jetën e tyre

Vetëm ¾ shqiptarëve shprehen të kënaqur me lirinë që kanë për të zgjedhur për jetën e tyre. Sondazhi më i fundit i Gallup tregon se, 74% e shqiptarëve i përgjigjen pozitivisht pyetjes se, a janë të lirë për të zgjedhur se ç`duan të bëjnë me jetën e tyre.
Kjo normë nuk është aspak ndër më të lartat në botë, por është ndër më të lartat në rajon.
Në rajon, vetëm Kosova është më mirë se Shqipëria, me një normë në 85%, ndërkohë që për të gjitha vende e tjera të rajonit norma zbret ndjeshëm, deri në 53% për Bosnje Hercegovinën.
Gjithsesi, shqiptarët janë nën mesataren globale, që fiksohet në 80%, ka do të thotë se nuk janë mjaftueshëm të lirë për të zgjedhur se çduan të bëjnë me jetën e tyre në krahasim me të tjerët, e veçanërisht me vendet më të zhvilluara, pavarësisht se zhvillimi nuk është përcaktuesi i lirisë.
Në nivel global, 2 vendet më të lira janë Uzbekistani dhe Kamboxhia, me normën në 97% dhe 96% respektivisht, më pas ndjekin vendet skandinave, si Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia.
Greqia dhe Afganistani janë në krahun e kundërt, duke zënë fundit e tabelës me 140 shtete, me normën në 42% dhe 41% respektivisht.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.