Sa ushqime e pije importoi këtë vit Shqipëria? 3 vendet nga ku marrim më shumë
Gjatë periudhës janar-nëntor 2021, Shqipëria ka importuar rreth 117.3 miliardë lekë ushqime, pije e duhan. Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, importi i ushqimeve është rritur me rreth 16 miliardë lekë më shumë, raporton SCAN.
Nga ku importoi ushqime Shqipëria?
Këtë vit, Shqipëria ka importuar ushqimet kryesisht nga Italia, Greqia, Kosova e Turqia.
Dy partnerët më të rëndësishëm tregtarë për importin e ushqimeve e pijeve mbeten Italia dhe Greqia, me përkatësisht 22 dhe 14.7 miliardë lekë. Po ashtu, edhe Turqia ka një peshë të konsiderueshme me 6.2 miliardë lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.