Samiti i Ballkanit Perëndimor/ Rama: ”Heqim kufijtë fizikë dhe burokratikë, ndikim të madh ekonomik!”
Kryeministri Edi Rama, presidenti I Malit të Zi Milo Gjukanoviç, presidenti Serb Aleksadër Vucic dhe kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në përfundim të takimit të liderve të Ballkanit perëndimor, kanë dalë në një konferencë për mediat, duke sqaruar në detaje për pikat konkrete që do përfitojnë qytetarët. Fillimisht ishte kryeministri Rama që u ndal te refuzimi I Kosovës për të marrë pjesë, duke thënë se kjo është një nisëm që ska patur kushte ndaj asnjë shteti. Rama u tregua kritik me qëndrimin e palës kosovare duke e vlerësuar si rrugë pa krye. Ndërsa për marrëveshjet ai theksoj se do të ketë përfitime direkte në ekonomi, turizëm dhe shumë aspekte të tjera, pasi do të hiqen kufijtë fizikë dhe burokratikë.
Presidenti Serb Aleksandër Vuçic tha se Serbia do të jetë një ndër shtetet kryesore donatore për tërmetin, duke premtuar ndërtimin e 100 shtëpive të reja për qytetarët që u prekën nga tërmeti. Gjithashtu ai theksoj se kjo nisëm, do të krijojë një treg të përbashkët si e vetmja mënyrë për të mbijetuar duke qenë një rajon i vogël gjeografik. Sipas tij kjo nuk bëhet për politikë për qytetarët.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha se në shkurt do të nënshkruhet memorandum për lëvizjen vetëm me karta identiteti të qytetarëve të 4 vendeve të Ballkanit. Ndërsa presidenti I Malit të Zi Milo Gjukanoviç, nënvizoj se kjo nisëm shërben direkt për kapitalin ekonomik dhe njerëzor, por do të thotë se është krijimi I një unioni ballkanik, pasi fokusi është gjithmonë integrimi në BE.
Më herët, 4 liderët politikë vizituan edhe zonat e prekura nga tërmeti në qytetin e Durrësit. Në këtë samit ra në sy mungesa e Kosovës dhe e Bosnje Hercegovinës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.