Samiti i BE: Udhëheqësit rifillojnë bisedimet pas mosmarrëveshjeve mbi emërimet e reja
Krerët europian gjatë takimit të radhës në Bruksel, mbeten të ndarë rreth çështjes së atyre që do të duhet të marrin vendet më të larta të punës së BE, duke përfshirë edhe pasuesin të shefit të Komisionit Jean-Claude Juncker.
Bisedimet rifilluan gjatë mëngjesit të së hënës, pasi vendet anëtare nuk arritën dot një marrëveshje në samitin e jashtëzakonshëm të mbledhur të dielën. Kryetari i Samitit Donald Tusk vendosi të ketë një pushim për bisedimet dypalëshe. Z. Tusk dhe disa liderë thuhet se po propozojnë politikanin holandez të qendrës së majtë Frans Timmermans për pozicionin më të lartë në komision.
Por emërimi po përballet me kundërshtime të ashpra nga shtetet e Europës Lindore dhe udhëheqësit e qendrës së djathtë nga grupi më i madh politik i BE. Të gjitha vendet më të larta të punës në BE po ndryshojnë emra këtë vit, pas zgjedhjeve në mbarë Europën në muajin maj. Tensione të shumta kanë mbizotëruar gjatë samitit mbi emërimet e pasuesve të roleve kyçe në komision.
Burimi: BBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.