Samiti i BRICS – Presidenti kinez i bën thirrje 5 vendeve për të luftuar proteksionizmin

Presidenti kinez Xi Jinping tha se 5 vendet anëtare të BRICS duhet të luftojnë proteksionizmin. Ai bëri komentet në samitin e 9 të grupit të 5 ekonomive më të mëdha në zhvillim, që mbahet në Kinë.
“Lidhjet tona, gjithnjë e më të aferta me pjesën tjetër të botës, kërkojnë që 5 vendet të luajnë një rol më të madh në qeverisjen globale. Pa pjesëmarrjen tonë, shumë sfida globale do të bëhen të pamanaxhueshme”, tha ai.
Xi Jinping tha se vendet e BRICS duhet të flasin me një zë dhe të paraqesin zgjidhjet e tyre për çështje që ndikojnë paqe dhe zhvillimin ndërkombëtar.
Presidenti kinez theksoi se vendet e BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), duhet të ndërtojnë një ekonomi të hapur botërore, mbështesin sistemet shumëpalëshe tregtare dhe të luftojnë kundër proteksionizmit.
“Ne duhet të rrisim përfaqësinë e tregjeve në zhvillim për të nxitur ekonominë botërore”, tha ai.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.