Samiti i Klimës / Kush janë pikat kryesore që po negociohen nga liderët botëror?

Ministrat nga e gjithë bota po marrin pjesë në një grup informal bisedimesh për klimën në përgatitje të COP26 në Glasgow në nëntor.
Dialogu i Klimës i Petersbergut është një diskutim politik që zhvillohet çdo vit dhe këtë vit mbledh së bashku liderë nga rreth 40 vende. Ajo është organizuar nga qeveria gjermane që nga viti 2010 dhe ashtu si vitin e kaluar po zhvillohet si një konferencë virtuale për shkak të COVID-19.
“Me gjashtë muaj për të kaluar deri në Glasgow, në Dialogun e Klimës të Petersbergut të këtij viti ne jemi duke u përqëndruar në negociatat që do të çojnë në një rezultat të suksesshëm në COP26”, thotë Presidenti i COP26, Alok Sharma përpara ngjarjes.
Synimet klimatike të shpallura deri më tani nga shumë prej ekonomive kryesore që marrin pjesë në bisedimet e nëntorit kanë dhënë një pikë fillestare për diskutimet.
Ngjarja është përqëndruar në përgatitjet politike për konferencën e Glasgow më vonë këtë vit dhe disa nga temat në tryezë janë:
- Rezultatet e synimeve klimatike të paraqitura nga vendet para COP26
- Vazhdim për financa më të mira të klimës
- Mbrojtje më e madhe nga efektet e ndryshimit të klimës
- Qartësimi i rregullave të qëndrueshme për të gjitha vendet në Marrëveshjen e Parisit
Sipas llogaritjeve të reja nga Climate Action Tracker të paraqitura gjatë konferencës për shtyp të hapjes, shuma e të gjithë synimeve të paraqitura do të kufizonte ngrohjen globale në 2.4 gradë Celsius deri në fund të shekullit.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.