Samiti i Procesit Brdo-Brijun – Do të organizohet në Shqipëri gjatë vitit 2019
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë samitit të Krerëve të Shteteve të Procesit të Brdo-Brijunit, u ndal tek rëndësia e procesit të integrimit europian. Meta theksoi se integrimi i rajonit në BE nuk është vetëm një ambicie e përbashkët por garantuesi më i mirë i paqes dhe stabiliteti në interes të rajonit, por dhe në interesin më të mirë të vetë Bashkimit Europian.
Në fund të Samitit, Krerët e Shteteve të pranishëm miratuan një deklaratë të përbashkët, ku theksuan nevojën e një sinergjie më të madhe në iniciativat rajonale dhe mekanizmat për të ndërtuar një rajon gjithëpërfshirës.
Ata i bënë thirrje gjithashtu BE-së për të vijuar mbështetjen për zhvillimin e integrimit ekonomik ndër-rajonal në mënyrë që të rrisë interesin e tregut rajonal dhe vijuar me rritjen ekonomike. Samiti i ardhshëm i Procesit të Brdo-Brijunit do të organizohet nga Presidenti i Republikës, Meta në Shqipëri, gjatë vitit 2019.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.